Edhe pse vera kaloi, plazhi i Velipojës vijon të jetë i mbushur me pushues, duke i ngjarë mesit të gushtit.

Ditët e nxehta të shtatorit kanë sjellë qindra mijëra vizitorë vendas, kosovarë dhe të huaj që po shfrytëzojnë bregdetin për pushime të zgjatura.


Një pjesë e madhe e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë disa ditë, duke prenotuar hotele e apartamente pranë plazhit.

Ajo që bie më shumë në sy është prania e pushuesve nga Kosova, të cilët e konsiderojnë Velipojën si destinacion të përshtatshëm edhe pas pikut të sezonit.

“Ndjehem shumë mirë në këtë plazh. Nga viti 2002 deri në vitin 2014 kam pushuar çdo vit këtu. Tash jam kthyer pas 10 vitesh dhe gjithçka është mirë. Plazhi është shumë i pastër”, tha një pushues nga Kosova.