LAJMI I FUNDIT:

Vedat Bajrami: Serbia as në ëndërr nuk e sheh më Kosovën si të saj

Vedat Bajrami: Serbia as në ëndërr nuk e sheh më Kosovën si të saj
Foto: Screenshot/Instagram

Vedat Bajrami i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, disa javë më parë.

Ai tashmë shquhet për humorin e tij, ndërsa brenda ka rrëfyer për publikun edhe gjëra interesante.

Aktori i njohur së fundmi ka folur gjatë për luftën në Kosovë, teksa ia tregoi Melisa Lleshit disa ngjarje që kanë ndodhur në vend më shumë se 23 vjet më parë.


Foto: Screenshot/YouTube

Humoristi mes tjerash i tha këngëtares se ‘Serbia ende mendon se Kosova është e saj’, por që kjo as në ëndërr nuk i del më.

Vedat Bajrami - banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu Vedat Bajrami - banori më i ri i Big Brother VIP Kosova

“Lufta nuk ka filluar vetëm në 98-99. Lufta ka filluar moti. Moti kanë filluar sulmet për shqiptarët. Edhe sot vetëm se nuk ka fuqi se jemi bërë shtet, jemi fuqi, kemi KFORI-n këtu, kemi forcat e NATO-s. Ne si Kosovë nuk jemi pranuar në NATO, por NATO-n e kemi brenda”, u shpreh Bajrami.

Foto: Screenshot/YouTube

“Politikisht kurrë nuk e kanë pranuar, e kanë ushqyer të njëjtën dëshirë që Kosova është e jona, pretendojnë se Kosova është tyre, Kosova as në ëndërr nuk është e tyre më, por akoma pretendojnë”, vazhdoi më tej humoristi shqiptar.

Theksojmë se brenda BBVK-së deri më tani ka pasur situata të ndryshme, debate e mes tjerash janë trajtuar edhe tema të rëndësishme nga banorët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori