Vedat Bajrami - Edon Zhegrovës: Urime ditëlindjen në lojën e madhe të Kosovës, paçim fat së bashku

Aktori i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar futbollistin Edon Zhegrova, i cili sot (e marte) feston 27-vjetorin e lindjes.
Në mesazhin e tij, Bajrami e cilësoi Zhegrovën si “vëlla”, duke e uruar në këtë përvjetor pikërisht në një ditë kaq të rëndësishme për futbollin kosovar.
Ai shprehu besimin se kjo sfidë e madhe do të sjellë fat si për lojtarin, ashtu edhe për gjithë ekipin, duke e lidhur festën personale të Zhegrovës me një moment kyç për vendin.

“Suksese që shkruhen vetëm një herë, paçim fat së bashku”, u shpreh ndër të tjera Bajrami.
Në të njëjtën kohë, Kombëtarja e Kosovës është në prag të një përballjeje historike, pasi sonte do të luajë finalen e “play-off”-it për Kampionatin Botëror ndaj Kombëtares së Turqisë.
Sfida, që nis në orën 20:45, konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme për futbollin në vend, me shpresën që Kosova të shkruajë histori në arenën ndërkombëtare.
Përfundimisht, Zhegrova do të jetë në qendër të vëmendjes, me ambicien për të dhënë gjithçka për Kosovën në këtë ndeshje historike. /Telegrafi/






























































