LAJMI I FUNDIT:

Veçoria e re e Apple: AirPods do të përkthejnë bisedat në kohë reale?

Veçoria e re e Apple: AirPods do të përkthejnë bisedat në kohë reale?

AirPods të Apple do të marrin një përditësim softuerësh që do të prezantojë një veçori të re të përkthimit të bisedave, sipas një raporti të Bloomberg.

Kufjet do të përdorin një procesor të lidhur me iPhone për të përkthyer bisedat personale në kohë reale, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Apple më parë shtoi mbështetje për përdorimin e AirPods si aparat dëgjimi dhe një raport i fundit sugjeron se po punon gjithashtu në AirPods të pajisura me kamera dhe veçori me Al.


Veçoria e përkthimit të bisedave personale thuhet se do të jetë e disponueshme me përditësimin e ardhshëm kryesor të sistemit operativ iPhone të Apple – iOS 19.

Si rezultat, një përdorues që dëgjon një folës të një gjuhe tjetër, do të dëgjonte një version të përkthyer të mesazhit të tij (nëpërmjet AirPods).

Vlen të përmendet se Apple nuk do të ishte kompania e parë që prezanton një veçori të tillë — Google solli përkthimin e bisedave në kohë reale në kufjet e saj Pixel Buds TWS në 2017. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Shteti evropian instalon Starlink në katër ambasada

Shteti evropian instalon Starlink në katër ambasada

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Marrëveshje 2.5 miliardë dollarëshe - Inteligjenca artificiale e Synapsia italiane mbërrin në qytetet moderne të Abu Dhabit

Marrëveshje 2.5 miliardë dollarëshe - Inteligjenca artificiale e Synapsia italiane mbërrin në qytetet moderne të Abu Dhabit

Teknologji
Apple po bën ndryshime, këta janë iPhone që po i zëvendëson

Apple po bën ndryshime, këta janë iPhone që po i zëvendëson

Teknologji
FBI paralajmëron që të mos përdorni këto faqe interneti, mund të vjedhin të dhënat tuaja personale

FBI paralajmëron që të mos përdorni këto faqe interneti, mund të vjedhin të dhënat tuaja personale

Teknologji
Veçoria e re e Apple: AirPods do të përkthejnë bisedat në kohë reale?

Veçoria e re e Apple: AirPods do të përkthejnë bisedat në kohë reale?

Teknologji
Kalo në kategori