Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë ish-gjyqtari i famshëm shqiptar, Shinasi Berisha.

Ky i fundit kohët e fundit ka luftuar me sëmundjen e "Parkinsonit" derisa në orët e para të 10 prillit ka ndërruar jetë.


Duhet theksuar se ai ishte gjyqtari i parë i Federatës Botërore të Futbollit nga Kosova duke drejtuar shumë ndeshje ndërkombëtare.

254967 101984516562941 4750378 n

Theksojmë se i ndjeri për disa vite ka punuar edhe si analistë i rasteve të kontestuara në futbollin kosovar dhe ndërkomëtar.

Berisha pritet të varroset sot derisa detajet e ceremonisë së varrimit do të bëhen të ditura me kohë.

Ndryshe, ai është edhe baba i aktorit dhe regjisorit prishtinas, Fatos Berisha, i cili është një ndër themeluesit e festivalit të filmit "Pri Film Fest". /Telegrafi/

224938 557088790987414 2063189068 n

telegrafi sport app