Vdes një 75-vjeçare nga grupi në Shkup, rritet numri i të hospitalizuarve

Numri i personave me grip në Maqedoni është pesëfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar Më shumë se gjysma e qytetarëve në RMV me grip, spitalet mbushen plot
Gripi mori viktimën e parë për këtë vit. Në Klinikën Infektive në Shkup ndërroi jetë një grua 75-vjeçare me shumë sëmundje kronike, e pa vaksinuar kundër gripit sezonal.
Drejtor i Klinikës Fadil Cana ka konfirmuar se bëhet fjalë për një pacientë tek e cila laboratorikisht u konfirmua influenza A dhe që kishte shumë komorbiditete.
Të paktën dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike dhe me respirator, ndërsa disa të tjerë marrin mbështetje me oksigjen. Aktualisht janë të hospitalizuar 25 pacientë, kryesisht të moshuar. Gjatë javës së parë të këtij viti, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 1.725 raste gripi.
Nga
Telegrafi
14/01/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































