LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 45-vjeçar në Kamenicë pasi u rrëzua nga skelet

Vdes një 45-vjeçar në Kamenicë pasi u rrëzua nga skelet
Foto: Ilustrim

Një 45-vjeçar ka ndërruar ketë këtë të shtunë në Spitalin e Gjilanit, pasi dyshohet se kishte rënë nga skelet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Telegrafin se viktima ishte rrëzuar nga skelet gjatë punimeve në një vend-punishte në fshatin Koretin të Kamenicës.

“Sot, me datën 08.04.2023 rreth orës 13:10 stacioni policor në Kamenicë, është njoftuar se në qendra emergjente të spitalit rajonal të Gjilanit është një person mashkull kosovar (viti i lindjes 1978) pa shenja jete”, ka thënë Zahiti.


“Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit dhe sipas informatave preliminare viktima dyshohet se gjatë kryerjes se disa punimeve në një vend-punishte në fshatit Koretin të komunës së Kamenicës është rrëzuar nga skelet duke pësuar lëndime rënda trupore, si pasoj e të cilave ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”.

Tutje, ai ka bërë të ditur se Njësiti i Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes, janë duke i hetuar rrethanat e rastit.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punë’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka përfunduar Zahiti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë

Atentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë

Lajme
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

Lajme
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri

Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori