Vdes në moshën 43 vjeçare Andrejs Rubins, ish-futbollisti letonez i Crystal Palace

Ish-futbollisti i Crystal Palace, Andrejs Rubins, ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare - ka njoftuar Federata e Futbollit të Letonisë.
Mesfushori i dikurshëm e kishte përfaqësuar edhe vendin e tij, Letoninë, 117 herë gjatë 13 viteve duke u bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje për atë përfaqësuese.
Klubi anglez lëshoi një komunikatë të mërkurën duke shprehur ngushëllime pas lajmit të hidhur për vdekjen e tij.
Me këtë rast, Crystal Palace e ka kujtuar një prej golave më të bukur të Rubins të realizuar kundër Liverpoolit në Selhurst Park.
Ndryshe, momenti kulmor i karrierës së tij ishte pjesëmarrja me Letoninë në ‘Euro 2004’, ku arriti ta ndalte pa gola finalistin e atij edicioni, Portugalinë.
Rubins ka luajtur edhe për Spartakun e Moskës, Inter Baku e Qarabag, para se të pensionohej në vitin 2013 për shkak të lëndimit të ijës. /Telegrafi/






















































