Është njoftuar se ka vdekur bateristi i njohur nga Gjilani, Arlind Ibrahimi.

Muzikanti siç mësohet ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare.


Sipas raportimeve, ai është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Kalabria (ish-Emshir).

Screenshot 3 78 Foto: Screenshot/Instagram

Deri më tani nuk është bërë i ditur saktësisht asnjë shkak i vdekjes së tij.

Ndonëse nuk ka qenë shumë i njohur për publikun shqiptar, Lindi ka kryer shkollimin për muzikë në qytetin e tij të lindjes, Gjilan.

Screenshot 4 74 Foto: Screenshot/Instagram

Ai krahas paraqitjeve nëpër mbrëmje të ndryshme, së fundmi ka qenë i angazhuar edhe në një nga televizionet në vend.

Ndërkaq, për vdekjen e Ibrahimit të shumta kanë qenë edhe komentet e reagimet që u bënë nga miqtë e të afërmit në rrjete sociale. /Telegrafi/

Screenshot 5 65 Foto: Screenshot/Instagram