LAJMI I FUNDIT:

“Vdekje shqiptarëve, Kosova është Serbi” – një tjetër grafit me thirrje për vrasjen e shqiptarëve shfaqet në Bujanoc

“Vdekje shqiptarëve, Kosova është Serbi” – një tjetër grafit me thirrje për vrasjen e shqiptarëve shfaqet në Bujanoc

Një tjetër grafit nacionalist ku bënë thirrje për vrasjen e shqiptarëve, është shfaqur në muret e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.

Grafiti i vendosur në gjuhën serbe shkruan “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi!!!”

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.


Ai ka thënë se ky është grafiti i dytë i tillë që shfaqet brenda pak ditësh, pas protestës së mbajtur më 12 gusht, duke lënë të kuptohet se ky akt nuk është i rastësishëm, por një përpjekje e qëllimshme për të nxitur përçarje dhe provokime.

Një ditë pas protestës, në Bujanoc shkruhet grafiti "vdekje shqiptarëve"
Lexo po ashtu Një ditë pas protestës, në Bujanoc shkruhet grafiti "vdekje shqiptarëve"

“Edhe një grafitë tjetër në të njëjtin institucion. Grafiti i dytë pas protestës së mbajtur më datë 12 gusht, kjo fare nuk është e rastësishme. Zëri ynë po shpërfaqë nacionalistët të cilët na urrejnë neve, si shqiptarë”, ka shkruar Luftiu.

Ai ka bërë thirrje për përmbajtje nga ana e shqiptarëve, duke kërkuar që të mos bien pre e këtyre provokimeve që kanë për qëllim destabilizimin e situatës dhe përçarjen ndëretnike.

“ I ftoj shqiptarët të mos bien pre e këtyre provokimeve. Autoritetet duhet sa më parë t’i sjellin para drejtësisë autorët e këtyre grafiteve”, shkroi Lutfiu.

Kujtojmë se më 12 gusht shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan  në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Menjëherë  një ditë pas kësaj porteste ishte shfaqur një grafit ku shkruante “Vdekje shqiptarëve” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Kalo në kategori