LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e të riut nga Gjilani, Osmani thotë se Kuvendi do të mbështesë çdo nismë për hetime të pavarura

Vdekja e të riut nga Gjilani, Osmani thotë se Kuvendi do të mbështesë çdo nismë për hetime të pavarura

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e vdekjes tragjike të 26-vjeçarit Agon Musliu nga Gjilani, ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit, i cili në rrethana ende të panjohura kërceu dje nga kati i katërt i Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

“Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit, të kryepalamentares Osmani.

Osmani ka thënë se vdekja e Agon Musliut është ngjarje e trishtuar në kohën me pandemi dhe shpreson se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike.


“Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim ҫdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithfarë që ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori