LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e dyshimtë e Fadil Syleviqit – një i afërm i tij deklaroi se pati sulm kardiak

Vdekja e dyshimtë e Fadil Syleviqit – një i afërm i tij deklaroi se pati sulm kardiak

Ish-pjesëtari i Policisë, Fadil Syleviqi, u gjet i vdekur në një mal, në afërsi të liqenit të Badovcit.

Gjatë ditës së sotme në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, njësiti i forenzikës, Instituti i Mjekësisë Ligjore ndërsa për tërheqjen e trupit janë thirrur Forcat e Sigurisë së Kosovës.

FSK është dashur të intervenonin për të larguar trupin e pajetë.


Siç raportohet, të afërm të tij që kishin qenë bashkë me Syleviqin pasditen e së premtes, kanë thënë që pati një sulm kardiak.

Valdet Syleviqi ka thënë për arbresh, se ai kishe pësuar sulm në zemër(atak kardiak).

“Ai ka qenë duke ecur rreth orë 12:00 të paradites së sotme për një moment ka pësuar një sulm dhe më pas ka vdekur në vendin ngjarjes”, ka thënë shkurt djali i axhës së tij, Valdeti.

Mirëpo nga ekspertët mjekësorë nuk është konfirmuar një gjë e tillë.

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas vdekjes së Fadil Syleviqit –  të cilin më herët e kishte akuzuar për përfshirje në vrasjen e Dr. Hafir Shalës.

“Nuk do të flas për çështjet që i kam ngritur më herët, por, djali Gentrit Hafir Shala dhe familja e nderuar Shala, nuk ka vend ku të vendos lule për babanë e tij, për mjekun e UÇK-së, atdhetarin e paepur Dr. Hafir Shala. Nuk dua të flas për ata që vdesin, por, sërish dua të pyes institucionet e drejtësisë: Kush duhet ta dijë se ku prehen eshtrat e atdhetarit të madh të kombit, Dr. Hafir Shala. Athua e kanë kryer obligimin e vet institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës”, shprehet ai.

Emri i Syleviqit, është përmendur edhe nga i dënuari për vrasje, Shkumbin Mehmeti, i cili më parë kishte rrëfyer për vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Mehmeti akuzoi Syleviqin se ka urdhëruar disa vrasje gjatë kohës kur grupi i tyre kriminal ishte duke funksionuar.

“Polici Fadil Syleviqi është i përshirë në shumë vrasje”, kishte thënë shkurt Mehmeti, duke mos treguar specifikisht në cilat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori