Po vazhdon sot seanca e Kuvendit të Kosovës, e nisur mëngjesin e së hënës, ku sot pikë e rendit të ditës është diskutimi i Ligjit për Pagat në sektorin publik.
Këtë diskutim e ka propozuar Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Shefi i këtij GP, Besnik Tahiri tha se ky ligj është diskutuar dhjetë vite, derisa Qeveria Haradinaj e kishte miratuar.
“Tani e 10 vite ky ligj është në diskutim e sipër nga qeveri të ndryshme, deri në Qeverinë Haradinaj ku është proceduar dhe miratuar dhe pastaj Kuvendi e ka miratuar. Do të doja të them se ky Ligj, është Ligj i cili kjur është miratuar në Qveri ka pasur lëvdata nga Bashkësia Ndërkombëtare, BE, për shkak se pas shumë vitesh ka arritur të miratojë një ligj me rëndësi të veçantë”, tha Tahiri.
Tahiri, tha se kjo do t’i ndihmonte qeverinë nga presioni i sindikatave, pasi i njëjti do të hynte në fuqi më 1 mars.
“Përmes këtij debati dëshirojmë që të dakordohemi të buxhetojmë ligjin e pagave që do të hyjë në fuqi më 1 mars. Amendamentin që e kemi propozuar të gjejë formën të hyjë në buxhet, kjo i ndihmon qeverisë, pasi e ulë edhe presionin e sindikatave”, tha ai.
Tahiri adresoi kritika ndaj ekzekutivit për vonesa në procedimin e ligjit për paga në Kuvend, sipas tij, ekzekutivi po e neglizhon të projektligjin ose janë të pazotë për tu marrë me tema madhore.
“Ka ndodhur një neglizhencë e cila është ose mungesë e vullnetit politik për të shtyrë përpara këtij projektligj ose pazotësi me u marrë me këtë temë të madhe, ose një dëshirë në agjendën legjislative ose planin e qeverisë, pasi s’ka asnjë veprim të deritanishme. Synimin me këtë debat nuk e kemi që të kemi një betejë partiake politike, por qëllimi jonë është fisnik që bashkërisht këtë ligj me shty përpara”, tha ai.
Ndryshe, miratimi i Ligjit të Pagave është kërkesa kryesore e Sindikatave në Kosovë.
Miratim të Ligjit të Pagave po kërkojnë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës.
Tash e disa javë po vazhdojnë diskutimet e mospajtimet mes sindikatave të Kosovës në njërën anë dhe kryeministrit Albin Kurti e Qeverisë në tjetrën anë.
Përplasjet e javëve të fundit, vijnë pasi muaj me radhë sindikatat kishin kërkuar takim me kryeministrin për t’i paraqitur kërkesat e tyre, ndërkaq ky i fundit deklaroi se duhet të ketë edhe ndryshime nëpër sindikata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare