Vazhdon rritja e çmimit të derivateve të naftës në Maqedoni, nga mesnata çmime të reja

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRrE) solli Vendim për Pëгcaktimin e Çmimeve më të Larta të Shitjes me Pakicë të Derivateve të Naftës, ku janë përfshirë norma e privilegjuar e TVSH-së prej 10% (me përjashtim të mazutit) dhe shumat e ulura të akcizave për fraksionet e dizelit prej 4 den/l dhe 2 den/l për fraksionet e benzinës.
Nga data 7.4.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të shitjes me pakicë të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 83,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 85,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 95,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 51,311 (denarë/kilogram).
KRrE-ja u bën apel kompanive të naftës që të vazhdojnë me praktikën ekzistuese dhe ta kalkulojnë zbritjen e mundësuar nga Qeveria me furnizuesin kryesor OKTA dhe t'i ulin çmimet e shitjes me pakicë për 3 den/l për dizelin dhe 2 den/l për benzinat, me ç'rast do të mundësojnë që përfitimin nga kjo ulje drejtpërsëdrejti ta ndjejnë konsumatorët.




















































