LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon rrëfimi i ish-gruas së Mahrez: U konvertova në islam për shkak të tij, kurse ai më braktisi për një tjetër

Vazhdon rrëfimi i ish-gruas së Mahrez: U konvertova në islam për shkak të tij, kurse ai më braktisi për një tjetër
(Fotomontazh: SportMob/Istagram)

Rita Johal, ish-gruaja e Riyad Mahrez, gjatë një interviste të fundit ka folur për marrëdhënien dhe ndarjen e saj me futbollistin e Manchester Cityt.

Duke folur për The Sun, ajo kishte theksuar se ndarja e tyre erdhi pas nënshkrimit të ish-bashkëshortit të saj me kampionin aktual të Anglisë.

Algjeriani ishte martuar me modelen në vitin 2015 dhe kanë dy fëmijë bashkë, mirëpo më pas e braktisi për influencuesen Taylor Ward.


E fejuara e tanishme, Taylor Ward dhe Riyad Mahrez (Foto: Instagram/taylorwardx)

Më tej, Rita ka thënë se për shkak të Mahrez u konvertua në islam, hoqi dorë nga prija e alkoolit dhe vendosi t’i përkushtohej një jete paqësore.

Ish-gruaja e Mahrez thotë se City ua shkatërroi martesën, pohon se familja e Harry Kane ka shpëtuar me mostransferimin e tij
Lexo po ashtu Ish-gruaja e Mahrez thotë se City ua shkatërroi martesën, pohon se familja e Harry Kane ka shpëtuar me mostransferimin e tij

Mirëpo, lojtari kishte filluar ta trajtonte ftohtë qëkur u transferua te City dhe për një kohë të shkurtë e braktisi për t’u lidhur me Ward, me të cilën edhe është fejuar.

(Foto: The Mirror)

“Unë e doja atë, ndryshova për shkak të tij. Ndryshova besimin tim. Ndalova së piri, sepse ai nuk pinte. I doja vlerat e tij. Doja që ne të bënim një jetë të fortë familjare. Doja që të ishim të fortë së bashku, si prindërit e mi dhe ai e donte këtë”.

“Riyadi i vëmendshëm dhe i përulur u zhduk. Filloi të besonte në madhështinë e tij. Kishte njerëz rreth tij që e favorizonin, fillova të vërej se kishte ndryshuar…”, ka rrëfyer Rita. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i drejtohet Gertës: Të nxori një 24-vjeçar jashtë, kam mbaruar punë me ty

Gjesti i drejtohet Gertës: Të nxori një 24-vjeçar jashtë, kam mbaruar punë me ty

Magazina
G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Magazina
Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre - Jozi sqarohet me Loredanën

Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre - Jozi sqarohet me Loredanën

Magazina
Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Magazina
Kalo në kategori