Karim Adeyemi është padyshim zbulimi i vitit 2021 në futbollin evropian.

Sulmuesi i ri gjerman ka shpërthyer këtë vit me gjigantin austriak Red Bull Salzburg duke shënuar gola thuajse në çdo ndeshje.


19-vjeçari ka realizuar këtë edicion 18 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 28 ndeshje zyrtare.

karim adeyemi salzburgo dortmund crop1639159917856 242310155

E falë formës fantastike, Adeyemi është bërë pjesë e rregullt e Kombëtares A të Gjermanisë dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

Por duket se e ardhmja e tij është në Bundesliga, pasi dy gjigantët gjerman Bayern Munich e Borussia Dortmund po insistojnë për transferimin e tij në janar.

liverpool and bayern munich target karim adeyemi scores first career hat trick despite only playing 45 minutes for rb salzburg in 5 0 win scaled 1

Te Salzburg janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre të ri, por vetëm duan të fitojnë 40 milionë euro nga largimi i tij.

Gjithsesi gara për lojtarin është e gjatë pasi edhe skuadra si Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Liverpool, Juventus e Inter janë në garë për të. /Telegrafi/

telegrafi sport app