LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 2° fog

Vazhdon bashkëpunimi institucional në mes të Policisë dhe Porokurorisë Themelore në Ferizaj

Vazhdon bashkëpunimi institucional në mes të Policisë dhe Porokurorisë Themelore në Ferizaj

Në kuadër të bashkëpunimit institucional, drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Faton Pllana, së bashku me stafin e tij, është takuar me kryeprokurorin Burim Çerkini të cilin e njoftoi për situatën e sigurisë në rajon dhe njëkohësisht i uroi emërin e tij në krye të këtij institucioni të rëndësishëm për Regjionin e Ferizajt.

Pllana, gjithashtu ndau informacione për disa aktivitete të ndërmarra nga policia rajonale për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në trafik.

Nga ana tjetër, Kryeprokurori Çerkini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me policinë rajonale të Ferizajt, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre.


Ai ritheksoi se Prokuroria Themelore është një institucion i pavarur dhe i paanshëm, që vepron në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, duke ushtruar autoritetin e saj për ndjekjen penale të personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

Drejtuesit e këtyre dy institucioneve diskutuan edhe për mundësinë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta për identifikimin dhe kapjen e autorëve të veprave penale. /Telegrafi/