LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë tërmetet pas mesnate, Shqipëria goditet edhe tri herë

Vazhdojnë tërmetet pas mesnate, Shqipëria goditet edhe tri herë

Ankthi po vazhdon në Shqipëri edhe në orë pas mesnate pasi është goditur edhe nga tri tërmete tjera duke çuar numrin e tërmeteve në 9 të tilla në 24 orët e fundit.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare ka njoftuar për tri tërmetet tjera që goditën Shqipërinë brenda një ore.

I pari pas mesnate ishte në ora 02:18, me magnitudë 2.7 shkallë Rihter, me epiqendër 25 kilometra në Perëndim të Tiranës.


I dyti pas mesnate u regjistrua 10 minuta më vonë, në ora 02:28, me magnitudë 4.4 shkallë Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti të fuqishëm ishte 29 kilometra në Perëndim të Tiranës.

Tërmeti i tretë u regjistrua në ora 02:49, ndërsa dridhjet ishin 3.5 shkallë Rihter, kurse epiqendra 35 kilometra në Perëndim të Tiranës.

Autoritetet shqiptare kanë bërë thirrje që banorët e zonave ku ka paralajmërime për vazhdim të dridhjeve të mundshme sizmike të qëndrojnë jashtë shtëpive e pallateve, pasi deri tani janë dëmtuar shtatë pallate në Tiranë e Durrës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, njoftohet për së paku 105 të lënduar.

Gjithçka që ndodhi këtë të shtunë pas pesë tërmeteve që goditën Shqipërinë - momente frike, panik, rreth 70 të lënduar e shumë dëme materiale
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi këtë të shtunë pas pesë tërmeteve që goditën Shqipërinë - momente frike, panik, rreth 70 të lënduar e shumë dëme materiale

Ndërkaq dëmet materiale llogariten shumë të mëdha, kurse tashmë të gjithë mekanizmat shtetërorë shqiptare janë në gatishmëri për t’u vënë në ndihmë qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori