Që kur lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, prej ditësh nuk është shfaqur në opinion dhe nuk i është drejtuar kombit përmes paraqitjeve televizive, kanë filluar të qarkullojnë thashetheme për gjendjen e tij shëndetësore.
Ai erdhi në pushtet pas vdekjes së babait në vitin 2011, kurse nuk dihet se kush do të mund ta zëvendësonte në rast se lideri verikorean vdesë, transmeton Telegrafi.
Spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore kanë bërë që të apasionuarit pas teorive konspirative të besojnë se ai mund të jetë izoluar nga frika e coronavirusit, derisa disa tjerë mendojnë se ai vuan nga një sëmundje e rëndë.
Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit jugkorean Moon Jae-In, pretendon se Kim gjendet në pushimoren e tij në brigjet e Koresë së Veriut.
“Qëndrimi ynë është i qartë, Kim Jong-Un është gjallë dhe në gjendje të mirë. Gjendet në brigjet e Vonsana që nga 13 prilli, kurse deri më tani nuk ka ndonjë lëvizje të dyshimtë matanë kufirit”, ka shtuar këshilltari i presidentit jugkorean.
Ndërkohë në Vonsan është parë treni i liderit verikorean. Në fakt ai ishte parkuar në hapësirën e rezervuar enkas për Kim Jong-Un dhe familjen e tij – dhe atë nga 21 deri më 23 prill.
E lidhur me shumë thashetheme është deklaruar partia e liderit verikorean, që ka njoftuar se Kim i ka dërguar një letër punonjësve të sektorit të ndërtimtarisë, për t’i falënderuar për punën e palodhshme në një projekt të rëndësishëm.
Megjithatë ata nuk kishin publikuar as edhe një fotografi apo video të liderit të tyre. Mediat shtetërore në Korenë e Veriut, lidhur me lokacionin e fundit ku është parë Kim kishin raportuar më 11 prill, kur kishte mbajtur takim me zyrtarët shtetëror.
Katër ditë më vonë nuk është shfaqur në ceremoninë e përkujtimit të themeluesit të Koresë së Veriut, gjyshit të tij Kim Il-Sung. Në anën tjetër Cheong Seong-Chang, drejtor i Qendrës për Studime rreth Koresë së Veriut, pranë Instituttit Sedzong në Korenë e Jugut, ka deklaruar se mos prezenca e tij në ngjarje të tilla është e pakuptimtë.
Emri i Kim Jong-Un nuk është përmendur në Korenë e Veriut ditëve të fundit, derisa mediat shtetërore nuk kanë publikuar asnjë fotografi të tij që nga 14 prilli kur nga afër kishte shkuar për të ndjekur testimet e një sistemi raketor.
Kujtojmë që prej ditësh qarkullojnë dyshime se Kim i është nënshtruar një intervenimit kirurgjik pas problemeve në zemër – duke theksuar se jeta e tij është në rrezik. Megjithatë Koreja e Jugut dhe disa vende tjera, kanë mohuar kategorikisht këto pretendime, duke thënë se nuk kanë vërejtur aktivitete të pazakonta në Korenë e Veriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Ukraina do të nisë punën për finalizimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në, thotë kryetari i Parlamentit

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë