Një prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe arsimore, në Komunën e Gjakovës, Mejtepi Ruzhdie, po i nënshtrohet një restaurimi të plotë që synon jo vetëm ruajtjen e arkitekturës tradicionale, por edhe rikthimin e tij si një hapësirë funksionale për komunitetin.

Ndërtuar në fund të shekullit XIX, Mejtepi Ruzhdie ka shërbyer dikur si një qendër arsimore për brezat e rinj, duke qenë dëshmi e përpjekjeve për përhapjen e dijes dhe zhvillimit kulturor në atë periudhë, e me projktin e restaurimit këtij oobjekti po I rikthehen sërish vlerat historike.


Punimet për restaurimin e kësaj ndërtese me vlerë jo vetëm kulturore dhe historike, janë duke u zhvilluar me përkushtim të lartë profesional, duke respektuar stilin dhe elementet origjinale të ndërtimit.

Pas përfundimit të punimeve pritet që kjo ndërtesë të shërbejë si qendër kulturore dhe edukative për komunitetin lokal si dhe për vizitorët.