LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë protestat e ‘Jelekëve të Verdhë’ në Francë

Vazhdojnë protestat e ‘Jelekëve të Verdhë’ në Francë

“Jelekët e Verdhë” që kanë dalë në rrugë në qytete të ndryshme të Francës me në krye kryeqytetin Paris, protestuan presidentin Emmanuel Macron dhe qeverinë e tij.

Protestuesit e mbledhur në rrugën Champ Elysees në Paris, marshuan në kryeqytet. Gjatë marshimit pati një tension të shkurtër ndërmjet policisë dhe protestuesve.

Më pas, kur protestuesit shkuan në sheshin Invalides dhe hodhën gurë e shishe ndaj policisë, u ndeshën me gaz lotsjellës.


Drejtoria e Policisë së Parisit bëri të ditur se në kryeqytet u arrestuan 16 persona.

Protesta pati gjithashtu edhe në Bordeaux, Toulouse, Marseille, Nantes, Strasbourg, Nice dhe Saint-Etienne.

Sёrish protesta tё 'Jelekëve të Verdhё' nё Francё
Lexo po ashtu Sёrish protesta tё 'Jelekëve të Verdhё' nё Francё

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në protestat në rang vendi morën pjesë mbi 10 mijë e 200 persona, 3 mijë prej tyre në Paris.

Protestat që vazhdojnë prej 17 nëntor 2018 janë kthyer në protestat më të dhunshme të viteve të fundit në Francë.

Në protesta kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur më shumë se 2 mijë të tjerë. 8 mijë e 400 persona u ndaluan nga policia dhe 1796 prej tyre u dënuan me burg.

Në protesta u vunë re përplasje herë pas here ndërmjet policëve dhe protestuesve, sulme ndaj institucioneve publike, plaçkitje e dyqaneve, djegia e automobilave dhe kazanëve të mbetjeve dhe ndërhyrje e ashpër e policëve ndaj protestuesve.

Lideri i "jelekverdhëve" goditet në sy me plumb manovrues gjatë protestave në Francë (Foto/Video, +18)
Lexo po ashtu Lideri i "jelekverdhëve" goditet në sy me plumb manovrues gjatë protestave në Francë (Foto/Video, +18)

Protestat kanë shkaktuar dëme kolosale në ekonominë e vendit. Ndërkohë që numri i të papunëve për shkak të protestave është rritur në 72 mijë e 675, kostoja për shtetin arriti në 38 milionë euro.

Për shkak të protestave dëmi i dyqaneve, restoranteve dhe qendrave tregtare ka kaluar shifrën e 2 miliardë eurove ndërkohë që sektori ushqimor u dëmtua afërsisht 13 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori