Policia e Kosovës dhe Inspektoriati AUV, kanë inspektuar lokale afariste dhe qendra tregtare, për të shikuar nga afër se sa po zbatohen masat AntiCovid.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.


Sipas njoftimit, patrullat policore përveç angazhimeve rutinë në detyra policore, janë angazhuar në kontrolla dhe inspektime të përbashkëta me inspektorë, në zbatim të vendimit të Qeverisë.

175475685 4041591975901308 2293939849304437388 n

Po ashtu, po ndërmerren edhe masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë këto masa.

“Qëllimi primar vazhdon të mbetet siguria e përgjithshme dhe shëndeti publik, andaj apelojmë që të respektohen masat AntiCovid”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

175845024 4041592062567966 93448299998486192 n