Me moton “Sill një libër, merr një tjetër”, po vazhdojnë hapjet e mini bibliotekave në lagjet e Prishtinës. Vendi i radhës ku u hap mini biblioteka, është lagjja Bregu i Diellit, në parkun afër SHFMU “Ismail Qemali”.
E gjithë kjo punë po bëhet në bashkëpunimi të gjerë mes organizatave, bizneseve, institucioneve dhe qytetarëve vullnetmirë, si ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria “Dukagjini”, Forumi për Iniciativa Qytetare, Zyra e BE-së në Kosovë, Komuna e Prishtinës dhe mbi 150 qytetarë që kanë ndarë mjete financiare dhe libra për mini-bibliotekat.
Drejtori i organizatës Etea, Agon Ahmeti, tha se qytetarët kanë filluar t’i mirëmbajnë mini-bibliotekat dhe t’i konsiderojnë si pronë të përbashkët.
“Pak më herët ishim në lagjen ”Velania”, afër Sos Fshatrave ku e përuruam mini-bibliotekën atje, tash jemi në Breg të Diellit në këtë ngjarje ku është veç se gati për t’i kryer funksionet për të cilat është ndërtuar dhe montuar në këtë lagje, jemi shumë të kënaqur me çka ka ndodhur deri sot me mini-bibliotekat, paraprake që janë vendosur në lagjen Dardania dhe në lagjen Ulpiana, ka pas disa eksese të vogla por që nuk kanë qen faktor për dëmtim ose mosfunksionim të mini-bibliotekve, përkundrazi ngjarjet dhe rastet e mira janë shumë më të shpeshta dhe ato po funksionojnë përtej pritjeve tona, kemi prit që numri i librave ka me ra por numri i librave është rrit, ka qytetarë që po lajnë më shumë libra se sa po marrin, ka qytetarë të cilët po shkëmbejnë libra vazhdimisht, sa herë shkojmë në vizita gjejmë libra të ri dhe shpresojë që i njëjti sukses t’i përcjell edhe mini- bibliotekat e reja që sot bëhen gjithsej pesë”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se librat janë të qasshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të lexojnë. Sipas tij, ky projekt nuk do të përfundojë këtu sepse për këtë vit janë paraparë 12 mini-biblioteka.
E kryetarja e kuvendit të të rinjve, Kosovare Sadiku, tha se ideja për mini-biblioteka është pritur shumë mirë nga banorët e lagjeve dhe se sa herë që vizitojnë këto mini-bibliotekat, shohin shumë qytetarë të interesuar për shkëmbim dhe lexim të librave.
“Jemi këtu në pikën e Bregut të Diellit në hapjen e mini-bibliotekës së katërt, pasi që sot para dite kemi pas edhe hapjen në Velani, ne i gëzohemi hapjes së këtyre mini-bibliotekave projekti është duke shkuar mjaft mirë dhe po pritët nga banorët e lagjes, në dy mini-bibliotekat në lagjen Dardania dhe Ulpiana veç se janë bërë pjesë e komunitetit dhe po mirëpriten nga ta, çka na vjen mirë është se gjithë kohës sa i vizitojmë këto mini-biblioteka shohim banor të cilët i shfrytëzojnë librat, qëndrojnë në park dhe lexojnë, janë një shembull shumë i mirë për komunitetin”, tha Sadiku.
Sadiku tha se përveç leximit të librave banorët kanë filluar t’i mirëmbajnë mini-bibliotekat.
Sot u hapën tri mini biblioteka në lagjen “Velania”, në parkun përballë SOS Fshatit, “Bregu i Diellit”, në parkun afër SHFMU “Ismail Qemali”, dhe “Lagjja e Spitalit”, afër SHFMU “Pavarësia”./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze