Vazhdojnë diskutimet e ashpra në mes të Donaldit dhe Einxhelit, në debat përfshihet edhe Iliri

Në spektalin e sotëm (e premte) të Big Brother VIP ka vazhduar diskutimi në mes aktorit, Donald Veshja dhe moderators, Einxhel Shkira.
Debate që nisi në spektalin e së martës, të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin duke përmendur detaje nga jashtë, gjatë kohës kur ata bashkëpunonin së bashku.
Donaldi iu drejtua Einxhel se pse vendosi që të flas për këtë temë pikërisht në javët e fundit të Big Brother VIP, madje duke përmendur emra të tjerë jashtë shtëpisë.
Ndërsa, Einxhel në anën tjetër tha se pas debatit të tyre ka dashur të largohet nga shtëpia, teksa ka rikthyer debatin e saj me Ilirin.
Moderatorja tha se nuk ia vlen dhe nuk e ndjen të nevojshme që t’i tregoi Donaldit se çfarë ka arritur në jetë.

Ndërkohë, në debat është përfshirë edhe balerini, Ilir Shaqiri i cili ia kujtoi aktorit që edhe ai më parë kishte përmendur bashkëshorten e tij, duke i thënë se si është ndjerë kur e ka tradhtuar.

Kujtojmë që në javët e para të BB VIP, Iliri kishte pranuar se ka tradhtuar bashkëshorten e tij, e cila më pas e kishte falur. /Telegrafi/




















































