LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë ankesat e pacientëve për mos trajtim të duhur (Video)

Vazhdojnë ankesat e pacientëve për mos trajtim të duhur (Video)

Në adresë të Telegrafit sot ka ardhur një video, ku një qytetar në Gjakovë thotë se në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës nuk ishte i pranishëm asnjë mjek në kohën kur në njërën nga dhomat e këtij spitali po qëndronte një paciente për trajtim.

Në lidhje me këtë drejtori i Spitalit rajonal në Gjakovë “Isa Grezda”, Ahmet Asllani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që Emergjenca të qëndroj pa mjek.

Asllani theksoi se deri më sot nuk kanë marr asnjë ankesë të këtij lloji nga pacientët e spitalit.


“Në spital të gjithë mjekët janë prezent, si dhe teknikët. As për vitin 2018 as për 2019 nuk e kemi pasur asnjë ankesë. Në repartin e emergjencës  kontrollohen përafërsisht 100 pacientë brenda dite. Kujdestari, mjeku i përgjithshëm e  zakonisht thirren nëse ka nevojë kirurgu apo ortopedi…Në emergjencë kujdestaron një mjek specialistë i emergjencës dhe një nga grupi kirurgjik. Vetëm nëse ka pasur ndonjë rast të rëndë e që për dy-tre minuta ka mundur të jetë, se nuk e kemi pasur asnjë rast”, u shpreh ai.

Sipas tij, kjo ankesë është një tendencë për ta njollosur Emergjencën e spitalit, i cili është shpall një nga emergjencat më të mira në spitalet e Kosovës.

“Kurrë s’ka ndodh që këto reparte të qëndrojnë pa ndonjë mjek. Ato janë pallavra të pacientit, nëse dikush  me tendencë ka dashur që edhe atë mund të madh që e bëjmë po mundohen ta njollosin emergjencën. Por emergjenca jonë është shpall një nga emergjencat më të mira në spitalet e Kosovës”, ka thënë drejtori i spitalit rajonal të Gjakovës, Ahmet Asllani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori