LAJMI I FUNDIT:

Vashat e Çairit për çerekfinale, duhet të kalojnë hedbollistet çeke

Vashat e Çairit për çerekfinale, duhet të kalojnë hedbollistet çeke

Sot në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit është hedhur shorti për kualifikim në çerekfinale në Kupën Evropiane EHF për vajza, aty ku në mesin e 16 më të mirave janë edhe vashat nga Çairi i Shkupit, njofton Telegrafi.

Skuadra WHC Çairi  është përfaqësuesi i vetëm nga Maqedonia e Veriut në garën e femrave në Evropë, duke mësuar dhe kundërshtarin e radhës në 1/8 e finales së Kupës EHF. Hendbollistet e Çairit do të luajnë kundër Sllavia Pragës. Çairi me dy fitore arriti kualifikimin në fazën e 1/8-të, duke shkruar dhe histori në skenën evropiane.

Nga ekipi i Çairit kanë thënë se Sllavia e Pragës është një kundërshtar mjaft i fortë dhe shumë mirë i organizuar, që ka fituar katërmbëdhjetë herë titullin kampion të Çekisë, ndërsa kanë qenë edhe gjysmëfinalist në Kupën Evropiane.


“Bëhet fjalë për një ekip me traditë e cila edhe këtë sezon ka një ekip kompakt me lojtare cilësore. Ky do të jetë një mision jashtëzakonisht i vështirë, pasi përballja do të jetë me një skuadër me përvojë të jashtëzakonshme në këto nivele.  E gjithë kjo paraqet një motiv shtesë për ne. Duam të dëshmojmë se jemi të gatshëm për ndeshje të këtyre niveleve dhe do të japim gjithçka nga vetja”, kanë thënë nga WHC Çairi.

Ndeshja e parë luhet më 11/12 janar në Pragë, ndërsa ndeshja e kthimit më 18/19 janar në Shkup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Kalo në kategori