Në Qendrën Pompidou në Paris, do të hapet ekspozita me veprat e artistit Victor Vasarely (1906-1997), që frymëzohej nga gjeometria, zebrat dhe kamuflazhi, transmeton Telegrafi.

Deri në fillim të viteve 1970, Vasarely ishte kudo i pranishëm. Nga historianët sot njihet si 'gjyshi' i Op Artit (mashtrimeve optike).


Renault, prodhuesi i automobilave, e punësoi për të ridizajnuar logon e famshme të kompanisë. David Bowie e angazhoi për kopertinën e albumit të tij “Space Oddity”. Të tjerët vidhnin fizikën poetike të tij.

Ekspozita që i kushtohet Vasarelyt në Paris, ka mbledhur më shumë se 300 piktura, vizatime dhe objekte të Pop Artit që përshkruajnë karrierën e tij si një novator i palodhur i artit abstrakt të shekullit XX.

Disa nga veprat më të njohura të tij, mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/

Vasarely 01 Vega 222, 1969-1970

Vasarely 02 Logoja e Renaultit, 1972

Vasarely 03 Zèbres-A, 1938

Vasarely 04 Kroa MC, 1970

Vasarely 05 Vonal Zold, 1968

Vasarely 06 Victor Vasarely më 1960

Vasarely 07 Hommage à Malévitch, 1954-1958

Vasarely 08 Vega, 1956

Vasarely 09 Szem, 1970