Holanda ka arritur të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në Kampionatin Botëror 'Katar 2022' si lider nga Grupi A.

Holandezët kaluan tutje me shtatë pikë pas tre ndeshjeve, derisa në 1/8 e finales përballen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dulën sit ë dytët nga Grupi B.


'Tulipanët' dhe amerikanët do të përballen të shtunën dhe pritet të jetë një ndeshje shumë e fortë. Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal vlerësoi kundërshtarin, por ai deklaroi se synimi i skuadrës së tij është vetëm për të fituar.

Holanda 1

“SHBA është një shembull i përsosur i një ekipi të mirë. Ka skuadra që nuk janë një ekip i mirë, por që kanë cilësi më të lartë individuale".

"SHBA ka një grup të mirë lojtarësh dhe është një ekip me shumë energji. Lojtarët e tyre harxhojnë shumë energji dhe japin më të mirë në lojë. Por ne do të bëjmë gjithçka për t’i mundur ata”, tha Van Gaal.

Van Gaal 2 scaled

Tutje Van Gaal ka thënë se mund të shkoj ndeshja edhe në penallti dhe për këtë po i kushton shumë vëmendje.

“Penalltitë janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne humbëm finalen në 2014 për shkak të penalltive, pavarësisht se ishim një ekipi më i mire në sfidën përballë Argjentinës. Unë i kam kushtuar shumë vëmendje penalltive në mënyrë që gjuajtësit e penalltive dhe portieri të kenë më shumë besim këtë herë”, u shpreh Van Gaal. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app