LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Ish-legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness, ka thënë se Real Madridi mund të përfundojë duke nënshkruar me Virgil Van Dijk në afatin kalimtar veror.

Reprezentuesi holandez ka qenë subjekt i shumë thashethemeve së fundmi, pasi ka pasur raportime që ai po ndihet i pakënaqur tek Liverpooli dhe mund të konsiderojë largimin.

Lidhur me këtë ka shprehur shqetësimin e tij Souness, i cili ka thënë se fakti që Van Dijkut do i skadojë kontrata së shpejti po e shqetëson atë.


“Fakti që kontrata e Virgil Van Dijk do të skadojë së shpejti më shqetëson mua. Ai do të mbush 33 vjet në korrik dhe nëse agjenti i tij e telefonon drejtorin sportiv të Real Madridit, ata do ta marrin atë”.

Zbulohet arsyeja pse Real Madridi refuzoi që të marrë trofeun e La Ligas në ndeshjen ndaj Granadas
Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse Real Madridi refuzoi që të marrë trofeun e La Ligas në ndeshjen ndaj Granadas

“Unë po e shikojë atë dhe zërat që ai ka krijuar, diçka që ai nuk e ka bërë asnjëherë gjatë karrierës së tij, dhe mendoj se ai është me shumë siguri i palumtur”, ka thënë legjenda e Liverpoolit.

Sidoqoftë, nuk ka shumë mundësi që Real Madridi të tentojë që të bëjë transferimin e Van Dijkut.

Fillimisht për shkak se kapiteni i Liverpoolit është një lojtar i komplikuar dhe personaliteti i tij nuk do të përshtatej në zhveshtoren e Real Madridit.

Dhe së dyti objektivi i ‘Los Blancos’ në afatin kalimtar veror është sensacioni francez Leny Yoro për shkak të moshës së tij të re dhe paraqitjeve të tij të shkëlqyera këtë sezon me ekipin e Lille./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori