Valverde: Rezultat i mirë, Messi nuk po ndalet së befasuar Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka cilësuar si rezultat të mirë atë të ndeshjes së parë ndaj Liverpoolit, teksa ka thurë lëvdata për yllin e tij Lionel Messi.

Barcelona arriti të fitojë me rezultat 3-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë në Camp Nou, ku Messi arriti 600 gola për klubin katalunas dhe Valverde ishte plot me lëvdata pas ndeshjes.


"Është rezultat i madh nga ndeshja e parë, por ende asgjë nuk ka përfunduar", ka thënë fillimisht Valverde.

"Vitin e kaluar (kundër Romës) kemi pasur një avantazh prej tre golash dhe jemi eliminuar - shpresojmë se nuk do të jetë tani kështu".

"Messi është ky që është. Shfaqjet si kjo dhe befasitë nuk po pushojnë nga ai, ky kjo është niveli i tij i performancës".

"Ai është kapiteni i kësaj skuadre dhe ai që bën impakte vendimtare", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

telegrafi sport app