Valon Berisha kryen me sukses vizitat mjekësore te Lazio

Mesfushori nga Kosova, Valon Berisha aktualisht po qëndron në Romë.
Reprezentuesi i Kosovës ka kryer me sukses vizitat mjekësore te skuadra e famshme italiane Lazio.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Lazios në Twitter që kanë publikuar edhe pamje nga vizitat mjekësore të Berishës.
Zyrtarizimi i Berishes ta Lazio është çështje orësh dhe një gjë e tillë mund të ndodh brenda ditës së sotme.
Berisha ka shkëlqyer me Red Bull Salburgun si në kampionatin austriak ashtu edhe në Ligën e Evropës.
Lazios transferimi i Berishës pritet t’i kushtojë tetë milionë euro.
Përveç Valon Berishës, ditë më parë Lazio ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin shqiptar Riza Durmishi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































