Valon Berisha ia siguron fitoren RB Salzburgut ndaj Rapid Viennas me një gol të bukur (Video)
Red Bull Salzburg ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e javës së 25-të ndaj Rapid Viennas.
Lideri i kampionatit austriak ka vazhduar serinë e fitoreve në Tipico Bundesliga, duke ngritur epërsinë ndaj ndjekësve.
RB Salzburg fitoi me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Rapid Viennas .
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

Berisha e shënoi një gol të bukur në minutën e 73-të të ndeshjes duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij.
Ky ishte goli i tretë i Berishës deri më tani këtë sezon në Austri. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6fmnyj
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























