Valon Berisha ka folur pas kualifikimit të Red Bull Salzburgut në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Skuadra austriake ka arritur të bëhet befasia më e madhe e Ligës së Evropës për këtë sezon.


Salzburgu ka fituar ndaj Lazios me rezultat të thellë 4-1 duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Ky kalim në gjysmëfinale është arritja më e madhe për skuadrën austriake që më parë nuk kishte arritur kurrë një gjë të tillë.

Valon Berisha Berisha ishte ndër më meritorët për këtë arritje të Salzburgut (Foto: RB Salzburg/Twitter)

Pas kësaj fitore dhe kualifikimit në gjysmëfinale, ka folur ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Berisha, i cili thotë se skuadra e tij e meritoi kalimin.

"Kemi pasur besim që mund të kthehemi dhe me ndihmën e tifozëve patëm fatin të kalojmë në gjysmëfinale", ka thënë fillimisht Berisha pas ndeshjes.

"E kemi merituar të kalojnë tutje në gjysmëfinale".

"Ne besojmë në ekipin tonë. Është shumë e vështirë të fitojnë skuadra kundër neve", përfundoi ylli i Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app