LAJMI I FUNDIT:

Valmir Sylejmani po kalon nëpër një formë të mrekullueshme, shumë skuadra pas tij

Valmir Sylejmani po kalon nëpër një formë të mrekullueshme, shumë skuadra pas tij

Nganjëherë në karrierë detyrohesh ta bësh një hap mbrapa për ta bërë hapin e madh përpara.

Kështu ka vepruar edhe sulmuesi nga Kosova, Valmir Sylejmani që e la Hannovrin për të kaluar në Waldhof Manehim.

Problemet me lëndime bënë që Sylejmani të vendos t’i bashkohej skuadrës Waldhof Manheim, që bënë gara në Regionaliga të Gjermanisë.


Gjilanasit i ka bërë hair transferimi tek kjo skuadër pasi ka filluar shkëlqimin dhe ka harruar lëndimet që e munduan për disa vite.

23-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën bardhekaltër ku në 25 ndeshje ka arritur të shënojë 17 gola dhe të asistojë në 10 të tjera.

Valmir Sylejmani: (Foto AS Sportfoto / Soerli Binder)

Shifra të jashtëzakonshme këto për sulmuesin gjilanas që nuk kanë shkuar dëm, pasi janë vërejtur nga skuadra të ndryshme.

Skuadra nga Bundesliga II, nga Championshipi anglez nga elita futbollit zviceran dhe atij holandez janë duke kërkuar shërbimet e Sylejmanit.

Telegrafi merr vesh se në verë Sylejmani do të largohet nga Manheim për t’iu bashkuar një skuadre dhe kampionati më të fortë.

Kujtojmë që Sylejmani është produkt i akademisë së Hannover 96, ndërsa ka luajtur edhe në Bundesliga me skuadrën e famshme gjermane.

Forma e jashtëzakonshme që po kalon sulmuesin me Manheim mund të bëjë edhe trajnerin Challandes ta ftojë për ndeshjet e muajit qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

La Liga
Kalo në kategori