Numër i madh bastisjesh nga Specialja janë bërë javëve të fundit, gjykata thotë se janë produkt i prokurorisë e kjo e fundit nuk dëshiron ti komentojë hetimet e veta. Në Kosovë ata që merren me monitorimin e punën e kësaj gjykate japin vlerësime se pse ky fluks i ri bastisjesh, teksa ngritën dyshimet për aktakuza të reja.
Në kohën kur gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve po vazhdon intensivisht, në të njëjtën frymë po zhvillohet edhe diçka tjetër në Kosovë.
Valë e re bastisjesh, ndalimesh e konfiskimesh po zhvillon hetuesia e Dhomave të Specializuara.
Rrethanat mbesin të paqarta nëse bëhet fjalë për aktakuza të reja apo vetëm vazhdim i procedurës së gjykimit të Thaçit dhe të tjerëve.
Megjithatë fokusi i Speciales ngelet tek ish pjesëtarë të UÇK-së, e ish funksionarë në shtet.
Për TV Dukagjinin Gjykata decidivisht ka thënë se çdo gjë që ka të bëjë me hetimet apo arrestimet bie në përgjegjësinë e Prokurorisë së Specializuar pa treguar nëse kanë dhënë urdhër për këto bastisje.
Teksa Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se nuk do t’i komentojnë hetimet e tyre.
Por në Fondin për të Drejtën Humanitare tregojnë se në cilat raste Prokurori i Specializuar mund t’i ndërmarrë këto veprime.
“Në rast se prokurori ka informata që një person ka kryer apo mund të kryejë, apo tenton që të kryejë ndonjë vepër penale e cila është nën kompetencë të Dhomave të Specializuara, atëherë mund të japë urdhër për bastisje”, ka thënë Amer Alija.
Çka bie në sy në bastisjet e fundit, është prezenca më e madhe e EULEX-it pranë hetuesve special, krahasuar me Policinë e Kosovës.
Fakt për të cilin, avokat të akredituar nga Specialja thonë se EULEX-i nuk ka mandat për bastisje, por veç për asistim.
“Këto që po ndodhin, këto bastisje në marrje të telefonave, ndalim të personave bëhen për dy lloje të veprave penale, ose krime luftës ose për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë unë më shumë besoj te kjo e dyta, p.sh. manipulimi në prova, ndikimi te dëshmitarët”, ka thënë Taulant Hodaj.
Një ditë më parë OVL e UÇK-së në shenjë pakënaqësie ndaj këtyre bastisjeve ka protestuar para zyrave të misionit ndërkombëtarë për drejtësi në Fushë Kosovë, duke hedhur telefona brenda objektit të bazës së tyre./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City