Sipas tij, arsyeja kryesore është se edhe qeveria e tanishme kategorikisht nuk e pranon Kosovën si shtet të pavarur.

Valasek vlerëson se me gjithë vendimin e presidentit Tadiq për të kthyer ambasadorët në vendet e BE-së, me qëllim që të tregojë se dëshiron të bashkëpunojë me BE-në, Serbia duhet të bëjë më shumë.

“Serbia duhet të lejojë policinë e BE-së të veprojë në tërë Kosovën dhe nëse kjo nuk ndodh, marrëdhëniet e saj me BE-në, me gjithë burgosjen e Karaxhiqit, do të mbesin të tendosura”, ka thënë Valasek.