Vala e nxehtë kaplon Maqedoninë, Ministria e shëndetësisë rekomandon shkallë të lartë kujdesi

Siç kumton Ministria e Shëndetësisë, sipas paralajmërimit të alarmit meteorologjik nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, rekomandohet që nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronikë të moshës mbi 60 vjeç. Ky rekomandim sipas tyre sot do të vlejë vetëm për rajonin jugor të Vardarit, respektivisht për qytetet Gjevgjeli, Strumicë, Demir Kapi, Shtip, Radovish me rrethinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Vetëm në këtë rajon mbeten të vlefshme rekomandimet për fazën e portokalltë, përkatësisht rekomandohet që punëdhënësit në këtë rajon gjatë kryerjes së punëve në ambiente të hapura, ta riorganizojnë kohën e punës në drejtim të tejkalimit të aktiviteteve në ambiente të hapura në periudhën nga ora 11 deri në orën 17. Në këtë rajon, Ministria e Shëndetësisë rekomandon të mos mbahen aktivitete sportive në ambiente të hapura në periudhën nga ora 11 deri në orën 17”, thuhet në kumtesën zyrtare.
Për qytetarët e tërë shtetit nga Ministria përkujtojnë se nevojitet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtja nga ekspozimi direkt i diellit, shmangia e qëndrimit në vend të hapur nga ora 11 deri në orën 17, mbajtja e veshjes së lehtë, konsumimi i pijeve dhe ushqimit të lehtë, mënyra higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrja e rregullt e terapisë te personat e sëmurë kronikë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit