LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi i detyruar, Buxhovi: S’është kiamet që shteti të prekë ndonjëherë liritë qytetare

Vaksinimi i detyruar, Buxhovi: S’është kiamet që shteti të prekë ndonjëherë liritë qytetare

Publicisti dhe historiani, Jusuf Buxhovi, po konsideron se shteti është dashur të jetë më detyrues në procesin e vaksinimit të qytetarëve në mungesë të ndërgjegjes qytetare.

Ai tha se mund të preken edhe liritë qytetare, për të cilat mendon se janë të përkohshme dhe si të tilla keqkuptohen në opinon

“Nuk jam ithtar i detyrimit, por shteti ka për detyrë në disa segmente ta përdorë edhe instrumentin e detyrimit te nëpunësit, arsimtarët e të tjerët. Bile, unë jam ithtar i asaj që në mungesë të një ndërgjegje qytetare çfarë e kanë shtetet skandinave të përdoren edhe disa masa tjera për shembull certifikata për tubime. S’është kurrfarë kiameti. Shteti ka për detyrë nganjëherë edhe t’i prekë liritë qytetare, individuale, sepse ato janë të përkohshme. Prandaj, këtë e shoh edhe në diskursin e opinionet politike ngatërrohen se jo po shkelen liritë qytetare. Shëndeti është shumë i rëndësishëm”, deklaroi ai.


Buxhovi në Rubikon të Klan Kosovës foli edhe për ndikimin e pandemisë që pati në proceset politike të ndërrimit të qeverive.

Ai thotë se pandemia ishte një plus që i dha edhe më shumë hov fitores së madhe të Vetëvendosjes.

“Koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së u prish qëllimisht prej të dyja palëve. Ishte një skenim prej Vetëvendosjes dhe LDK mezi priti që ta përdorë. Koha e pandemisë ku mund t shfrytëzohet për interesa të caktuara edhe mund të kalkulohet. Vetëvendosje ishte shumë më shkathët dhe ka ditur ta shfrytëzojë elektoratin dhe resurset e saj, meqë gjatë atyre 52 ditëve e kishte edhe ministrin e Shëndetësisë edhe pse fare dinamika e saj s’varej prej nesh”, u shpreh Buxhovi.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori