Qeveria franceze pret që vaksinat COVID-19 nga fundi i vitit 2020 ose fillimi i vitit 2021

Vaksinat e reja të coronavirusit mund të jenë në dispozicion nga fundi i vitit 2020 ose fillimi i vitit 2021, raporton reuters.


Kështu së paku ka deklaruar gjatë ditës së sotme në një konferencë për shtyp, Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, transmeton Telegrafi.

franca 1

Gjersa kryeministri francez, Jean Castex tha të enjten se qeveria duhet të lëvizë me shpejtësi për të larguar një valë të re vdekjeprurëse të COVID-19.

"Virusi po përhapet në të gjithë vendin" tha ai. “Përhapja e epidemisë mund të jetë eksponenciale nëse nuk reagojmë shpejt", u tha Castex gazetarëve.

Ndryshe, qeveria franceze pohoi se niveli i riprodhimit të virusit është rritur, me infeksione në rritje në rajonin e Parisit dhe midis të rinjve. /Telegrafi/