Vajzën e Whitneyt e gjejnë në vaskë pa puls, por e kthejnë në jetë

Vajza e Whitney Houston, Bobbi Kristina Broën, është gjetur në vaskën e një banese na Atlanta, pa vetëdije dhe pa puls.
Atë e ka gjetur burri i saj dhe një mik i tij, të cilët i kanë thirrur menjëherë shërbimet emergjente – policinë dhe ndihmën e parë.
Siç njofton CNN, ata kanë arritur që ta kthejnë në jetë dhe më pas e kanë dërguar në spital.
Nuk janë dhënë informacione për shkakun e humbjes së ndjenjave të 21-vjeçares.
Kujtojmë që para tre vitesh, nëna e saj – diva e muzikës pop, Whitney Houston – u gjet e vdekur pikërisht në një vaskë, ndërsa në organizmin e saj ishte gjetur kokainë. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































