Gjendjen shëndetësore të babait, Klara Sanduloviq, e bija e Nikola Sanduloviq it, e përshkruan jashtëzakonisht kritike dhe se frikësohet se i njëjti nuk do të mund të mbijetojë këto 30 ditë në paraburgim, ngase, siç thotë ajo, “do ta vrasin”.
Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb, Nikola Sanduloviq, ka thënë se prapa ngjarjes qëndron shteti serb, në krye me presidentin, Aleksandar Vuçiq.
Në një intervistë për RTV Dukagjini, Klara Sanduloviq thotë se edhe pse ish-shefi i BIA-s, Aleksandër Vulin, e ka pranuar se ka dhënë urdhër-arrestin, megjithatë ajo të njëjtin e quan “qengj kurban”.
“Ne jemi familja dhe kemi të drejtë të njoftohemi për të. Gjendja e tij shëndetësore është jashtëzakonisht kritike, ai është në rrezik jete. Për momentin jemi në Nish, jemi ankuar, kërkojmë lirimin e tij dhe të vijë në shtëpi për kujdes shtëpiak. Po ashtu, kemi parashtruar kërkesën për vizitë, kështu që shpresoj se do të jemi në gjendje të lajmërohem së shpejti që t’ju njoftoj se cila është gjendja e tij. Më duhet të theksoj se ai nuk ka për të mbijetuar këto 30 ditë atje, sepse atje kanë për ta vrarë”, tha ajo.
“E gjithë kjo ishte porosi dhe e orkestruar nga qeveria e Republikës, shteti, Republika e Serbisë, nga presidenti personalisht, e kjo që Vulin po lajmërohet dhe flet se ai e ka bërë, ai është vetëm qengji kurban, që duhet ta pranonte, dikush duhej ta pranonte se babi im është rrëmbyer nga ana e BIA-s, po prapa kësaj qëndron shteti dhe ai ka dalë nga një ent shtetëror në këtë gjendje”, shtoi më tej ajo.
Klara Sanduloviq potencoi se babai i saj nuk ka përhapur gjuhë të urrejtjes, ngase vendosja e luleve te varri i një viktime të pafajshme nuk është gjuhë e urrejtjes, por është shenjë e vullnetit të mirë.
“Kjo çfarë po bëjnë këta, është një gjuhë vërtet e urrejtjes, babi im nuk ka përhapur asnjë urrejtje, vendosja e luleve është një shenjë e vullnetit të mirë, pajtimit dhe shprehjes së ngushëllimit, dhe kjo përbën përhapje të paqes. Ai ngarkohet për një marrëdhënie të afërt personale me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, ata vetë janë futur në paradoksin e vet, së pari ata nuk njohin Kosovën si shtet, pastaj thonë se ka marrëdhënie të afërta me Qeverinë e Kosovës, pra këtu asgjë nuk ka kuptim dhe nuk ka vepër penale”, u shpreh ajo.
Në anën tjetër, ajo ka treguar se në stacionin e policisë, si familje kanë dërguar rreth 200 kallëzime, raportime apo kërcënime, por që nuk është ndërmarrë asgjë.
“Ne në stacionin e policisë kemi me siguri 200 kallëzime, raportime, kërcënime, qoftë kundër meje, gruas së babait, apo babait. Në 5-6 vitet e fundit nuk është ndërmarrë asgjë lidhur me këtë… pas të gjitha këtyre qëndron shteti”.
Po ashtu, në përfundim të intervistës, Klara Sanduloviq thotë se duhet “të kemi në mendje gjithmonë se kemi president të shtetit një ish-radikal, i cili shkonte andej-këndej me pushkë dhe fliste se duhet vrarë 100 myslimanë për një serb”.
“Kjo është gjuhë e urrejtjes dhe ai duhet të shkonte në burg për gjuhë të urrejtjes e jo babai im që ka vendosur lule te një viktimë e pafajshme e moshës 7 vjeçe, dhe gjithmonë duhet të kemi në mendje se Vuçiqi është i biri politik i Vojisllav Sheshelit, i cili është kriminel lufte dhe i dënuar”, përfundoi ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A mund të mbijetojë NATO pa SHBA-në?
Britanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

"Nuk është fundi i botës nëse SHBA largohet nga NATO", deklaron ish-Sekretari britanik i Mbrojtjes

"Gaza nuk është në shitje", grupi pro-palestinez i lënë disa mesazhe Trumpit në resortin e tij të golfit

Trump konsideron tërheqjen e trupave nga Gjermania

"Me çfarëdo çmimi qoftë" - investime historike në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja