Ushtroi dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij, policia arreston të dyshuarin në Shtime

Policia ka arrestuar një person në Shtime, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Rasti ka ndodhur më 20 gusht, rreth orës 11:10.
"Me datën 20.08.2025, rreth orës 11:10, policia në Shtime ka pranuar një informatë se dy femra (nënë e bijë) janë sulmuar fizikisht nga bashkëshorti/babai, mashkull, kosovar, 69 vjeç. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në Shtime. Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjahu me 12 fishekë", ka njoftuar policia.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga hetuesit policorë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij janë iniciuar rastet penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. /Telegrafi/





















































