Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë publikuar pamje të një tuneli të Hamasit të cilin e zbuluan nën zonën e Issa-s brenda qytetit të Gazës.

Ky tunel, sipas ushtrisë izraelite ishte përdorur si një bazë nëntokësore nga grupi Hamas, transmeton Telegrafi.


Kjo strukturë me shumë nivele, shërbeu sipas IDF si një postë nëntokësore, për ruajtje, strehë, komandim dhe kontroll dhe lëvizje të operativëve midis zonave të ndryshme.

Tuneli që atëherë është shkatërruar nga trupat.

Njësia K-9 e IDF zbuloi rrjetin e tunelit qindra metra të gjatë, dhe pamjet e xhiruara brenda u publikuan nga IDF në rrjetin social X.