LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e Kosovës nuk do të udhëhiqet nga Arkani

Ushtria e Kosovës nuk do të udhëhiqet nga Arkani

Parim Olluri

Në momentin që përmendet Ushtria serbe, neve shqiptarëve na parafytyrohet Arkani. Asociimi është i bazuar. Ushtria dhe paramilitarët serbë, të udhëhequr nga krimineli Zheljko Razhnatoviq – Arkan, kanë kryer masakra e gjenocid në Kosovë.


Politikanët serbë në Beograd e dinë këtë. Për këtë arsye ata kanë propaganduar me vite te banorët serbë të Kosovës që ta kenë të njëjtin parafytyrim kur përmendet Ushtria e Kosovës. Kanë propaganduar me vite që serbët e Kosovës t`i parafytyrojnë ushtarët e Kosovës si kriminelë të kalibrit të Arkanit. Ky asociim nuk është i bazuar. Ndjellja e frikës është bërë për arsye politike e biznesore.

Duke qenë serbët e veriut të Kosovës të frikësuar dhe kundërshtues të Ushtrisë e Policisë së Kosovës, ata do të kërkojnë mbrojtjen tek njerëzit e fuqishëm serbë. Do të mbështeten te njerëzit me profil të ngjashëm kriminal, si Zvonko Vesellinoviq, Milan Radojçiq si dhe i ndjeri Oliver Ivanoviq. Po ashtu, do t’i shohin si shpëtimtarë mercenarët serbë që kanë luftuar përkrahë forcave ruse në Krime, siç janë: Bratisllav Zhivkoviq, Dejan Vujiq, Radomir Poquca, Goran Gerovac e shumë kriminelë tjerë.

Mbështetja e banorëve te kriminelët e tillë krijon para dhe benefite të pafundme për politikanët lokalë të veriut, për kriminelët si Zvonko si dhe për politikanët serbë në Beograd.

Me qëllim përfitimin e parasë, ata i frikësojnë serbët e veriut. Propagandojnë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është fundi i tyre. I gënjejnë se Ushtria e Kosovës ka për qëllim dëbimin e tyre nga Kosova; se ka për qëllim hakmarrjen për atë që bëri Arkani në Kosovë.

Në fakt, forcimi i institucioneve të Kosovës, përfshirë bërja e Ushtrisë, është fundi i kriminelëve serbë në veri. Me forcimin e institucioneve të Kosovës, të vetmit njerëz që do të “dëbohen” e burgosen janë kriminelët e veriut – serbë e shqiptarë.

Duke e ditur këtë fakt, politikanët dhe kriminelët serbë kanë ndezur makinerinë e propagandës për të parandaluar bërjen e Ushtrisë së Kosovës. Këtë vit, është ushtruar terror mbi banorët serbë në pjesën veriore të Kosovës. Kanë nisur nga lartë me deklarimin e presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili i ka bërë thirrje pjesëtarëve serbë të FSK-së që të demilitarizohen. Këtë vit kanë dhënë dorëheqje 70 pjesëtarë serbë të frikësuar të FSK-së. Përveç presionit politik, janë përdorur edhe taktika tjera për t’i frikësuar me qëllimin largimin nga Ushtria e Kosovës. Janë kërcënuar familjet e tyre. Po ashtu, janë sulmuar edhe me bombë nga kontrolluesit kriminelë të veriut.

Në fund të vitit të kaluar, shtëpitë e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së ishin sulmuar nga njerëz të lidhur me krimin në veri. Mesazhi ishte i qartë: largohuni nga FSK-ja. Në shkurt të këtij viti, një pjesëtari serb të FSK-së iu dërgua një letër kërcënuese. Aty ishin shkruar emrat e shtatë pjesëtarëve serbë të FSK-së.

“Do t’ua thyejmë kockat”, shkruante në letrën, përgjegjësinë për të cilin e mori “Armata e Veriut” (Severna Armija), e cila kërkonte demilitarizimin e pjesëtarëve serb të FSK-së.

Frikësimi i pjesëtarëve serbë të FSK-së dhe të banorëve të asaj zone, ka ndikuar në krijimin e perceptimit kundër Ushtrisë së Kosovës.

Në një tryezë të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në nëntor të vitit të kaluar, u publikuan shifrat që tregojnë për frikën e serbëve të Kosovës. Drejtori i organizatës “Humani Centar”, Verolub Petroviq, bëri publike në këtë tryezë rezultatin e një anketimi lidhur me frikën që kanë serbët ndaj Ushtrisë së Kosovës. Të frikësuar dalin edhe serbët të cilët jetojnë në pjesë tjera të Kosovës, jo vetëm në pjesën veriore të vendit. Sipas tij, 80 për qind e qytetarëve serbë në 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë janë kundër transformimit të FSK-së në Ushtri.

Ky perceptim i serbëve është më i ndjell nga propaganda e politikanëve dhe e kriminelëve serbë, sesa në përvojat personale që serbët kanë me FSK-në.

Është fakt që shteti i Kosovës nuk kontrollon veriun. FSK-ja dhe Policia e Kosovës nuk kanë shtrirje reale aty.

Por, këto dy institucione kanë pushtet faktik në shumë komuna serbe jashtë veriut të vendit.

A keni dëgjuar ndonjëherë që serbët e Graqanicës apo të Parteshit kanë qenë viktima të torturave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës?

Ende nuk është shënuar asnjë rast i tillë. FSK-ja deri tash është udhëhequr nga njerëz profesionistë dhe ka pasur mbështetjen e NATO-s e SHBA-së për ngritjen e kapaciteteve profesionale. Ky fakt rrëzon teorinë propaganduese të politikaneve dhe kriminelëve serb që pohojnë se Ushtria e Kosovës do të bëjë dëbimin e serbëve të Kosovës.

Nëse FSK-ja dhe Policia e Kosovës do të kishin synime të tilla, atëherë banorët serbë që jetojnë në komunat e kontrolluara nga shteti i Kosovës do të vuanin nga terrori e maltretimet e pjesëtarëve të këtyre dy institucioneve.

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori