LAJMI I FUNDIT:

Ushtarëve gjermanë u dërgohen gabimisht uniforma me “SS”, ministria e Mbrojtjes urdhëron heqjen e etiketave

Ushtarëve gjermanë u dërgohen gabimisht uniforma me “SS”, ministria e Mbrojtjes urdhëron heqjen e etiketave

Ministria gjermane e Mbrojtjes së fundmi i dërgoi ushtarëve të saj pajisje ushtarake me vlerë rreth 2.3 miliardë euro.

Megjithatë, një problem u ngrit pasi ushtarët vunë re se disa nga pajisjet ushtarake kishin shenjën e diskutueshme “SS” në të, shkruan The Jeëish Chronicle.


Ministria e Mbrojtjes urdhëroi ushtarët të hiqnin etiketat “SS” nga uniformat e tyre, të cilat supozohej të tregonin madhësinë e atyre xhaketave (“small, short”).

Dy shkronjat e diskutueshme u shfaqën edhe në pajisje të tjera ushtarake që u ishin dhënë ushtarëve gjermanë, si helmeta, thesin për fjetje dhe xhaketa të papërshkueshme nga uji.

Shkronjat e diskutueshme lidhen me SS-në (Schutzstaffel), një organizatë paraushtarake e epokës naziste që kreu politikat racore represive të Rajhut të Tretë dhe mori pjesë në masakrën e 6 milionë hebrenjve dhe pakicave të tjera të Holokaustit.

Ligji gjerman ndalon përdorimin e ikonografisë që lidhet me epokën naziste, madje kombinimi i shkronjave “S” dhe “S” është i ndaluar edhe në targat e makinave në të gjithë vendin.

Ministria ende nuk e di se sa uniforma kanë mbishkrimin kontestues, por sigurojnë se gabimi nuk është i përhapur.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se ka ndodhur një gabim gjatë prodhimit dhe se kanë reaguar menjëherë.

“Jemi në kontakt me prodhuesin për të hetuar se çfarë ka ndodhur. E dimë që duket shumë e çuditshme për publikun, për këtë është dashur të merreshim menjëherë. Jemi duke hetuar rastin dhe sapo të marrim rezultatet e para do të shohim se çfarë do të bëjmë më pas”, thuhet ndër tjera në kumtesën e ministrisë gjermane të Mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori