LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët italianë dhurojnë pajisje mbrojtëse për Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Prishtinë

Ushtarët italianë dhurojnë pajisje mbrojtëse për Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Prishtinë

Ekipi mjekësor ushtarak italian, i cili po vepron në Kosovë në mbështetje të institucioneve shëndetësore promovoi dhurimin e maskave të fytyrës dhe kostumeve mbrojtëse për Klinikën e sëmundjeve infektive në Kosovë. Pajisjet u dorëzuan sot nga ushtarët italianë të Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndim.

“Ekipi italian përbëhet nga mjekë dhe infermierë nga të gjitha Forcat e Armatosura Italiane dhe po ndihmon strukturat shëndetësore në Kosovë në përgjigjen e tyre ndaj COVID-19, përmes një numri aktivitetesh përfshirë këshillimin mjekësor dhe sondazhet e kryera në të gjithë Kosovën,” tha majori Cristian Benegiamo, udhëheqësi i ekipit.

Lindita Ajazaj-Berisha falënderoi ekipin mjekësor ushtarak italian për mbështetjen e tyre dhe ndarjen e përvojës së tyre të specializuar në menaxhimin e COVID-19 me kolegët e tyre në Kosovë.

KFOR-i po lehtëson aktivitetet e ekipit brenda kornizës së ndihmës së siguruar bashkërisht për institucionet në Kosovë nga Ministria italiane e Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme.

Që nga shpërthimi i pandemisë, KFOR-i ka vazhduar detyrat e tij të sigurisë, ndërsa ka lehtësuar shpërndarjen e ndihmës nga kombet dhe partnerët e NATO-s. Në muajt e fundit, ushtria italiane ka dërguar një ekip të specializuar, i cili ka kryer dezinfektimin e një numri të lartë të objekteve publike.

“Sot është Dita e Forcave të Armatosura Italiane dhe ne jemi veçanërisht të lumtur ta festojmë atë përmes një donacioni të dobishëm dhe konkret që do të sjellë përfitime për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha koloneli Gianluca Figus, kreu i Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it të udhëhequr nga Italia, thuhet në komunikatën për media të KFOR-it.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori