Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur ushtarët që u kthyen sot nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit.
Mehaj thotë se “emocion i veçantë ishte pritja e ushtarakëve tanë, që u kthyen sot nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit”, transmeton Telegrafi.
“Emocion i veçantë ishte pritja e ushtarakëve tanë, që u kthyen sot nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit. Këta djem, me shërbimin e tyre përkrahë forcave amerikane në operacionin e stabilitetit në Kuvajt, na bënë krenar, jo vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe gjithë kombin. Me Major Ibrahimin, Kapiten Haxhiun, Toger Shemsedinin, Tetar Lajçin dhe Ushtar Mehmetin si dhe Vëllezërit e tyre në Armë, ushtarakët amerikan, kapiten Gudenkanf dhe Rreshter Sanderson, shkëmbyem rrëfimet nga përvojat tona në operacionet jashtë vendit”, ka shkruar ai.
Mehaj tutje ka njoftuar se ka akorduar medalje për ushtarët që kanë qenë në operacionin në Kuvajt.
“Për pjesëmarrjen dhe performancën e lartë në misionin e parë ndërkombëtar, për ushtarakët tanë, kam akorduar medaljet për “Pjesëmarrje ne Operacione Ndërkombëtare”, që do t’u ndajmë në ceremoni të veçantë. Ju faleminderit djema, juve dhe familjeve tuaja, për sakrificën në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale! Ju konfirmuat në vepër, vlerën e shenjtë të Besës sonë për mikun!Ju në vepër shprehët falënderimin dhe mirënjohjen për atë që SHBA dhe gjithë vendet tjera aleate, bënë për ne në kohët e vështira.
“Ka të ngjarë të ketë një vend në parajsë për njerëzit që u përpoqën shumë, por ajo që ka vërtet rëndësi është të kenë sukses. Nëse kjo kërkon që ju të ndryshoni, ky është misioni juaj – Gjeneral Stanley McChrystal”, thotë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës