Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se është mbajtur trajnimi “Kursi për Qitës i Mprehtë”

Siç thuhet në njoftim, regjimenti i Tretë i Këmbësorisë (R3K) i Komandës së Forcave Tokësore, ka përfunduar “Kursin për Qitës i Mprehtë’’ me Snajper SigSauer të realizuar në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).


"Trajnimi është zhvilluar nga Instruktor të R3K, dhe kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake për “Qitës të Mprehtë” të skuadrës, për të aftësuar pjesëtarët në përdorimin e këtij lloji të armës dhe pajisjeve shtesë të cilat përdoren për realizim të qitjes", bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/

438804796 782200134089563 9047756923415189208 n

438101081 782200157422894 2718418838457492742 n

438088699 782200124089564 1671830824240663239 n