Ushqimet që mund t’ju ndihmojnë ta lini duhanin

Një numër i madh njerëzish në botë janë të varur nga nikotina. Efekti i nikotinës në tru mund të ndikojë në funksionet afatshkurtra të trurit, por edhe në ngushtimin e enëve të gjakut, rritjen e presionit të gjakut dhe mund të ketë ndikim në ritmin e zemrës
Edhe pse ka shumë produkte mjekësore, si leukoplast dhe çamçakëz, që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga nikotina, ka edhe disa ushqime të përditshme që mund t’ju ndihmojnë ta luftoni këtë varësi.
Kjo është për shkak të pranisë së dozave të vogla të nikotinës në disa fruta dhe perime. Por, ato nuk mund të ndihmojnë me dëshirën e menjëhershme që ndjeni kur po përpiqeni ta lini duhanin.
Një studim i botuar në revistën Nicotine and Tobacco Research zbuloi mes 1.000 duhanpirësve se ata që hanin më shumë fruta dhe perime, kishin tri herë më shumë gjasa ta linin duhanin për të paktën 30 ditë në krahasim me ata që hanin sasi më të vogla, transmeton Telegrafi.
Patëllxhani
Një nga ushqimet e përditshme që përmban nikotinë dhe që gjendet shpesh në gatimet vegjetariane është patëllxhani. Kjo perime është në fakt një bimë e madhe dhe ka 100 mikrogramë nikotinë befasuese për çdo gram.
Patatet
Patatet mund të përmbajnë rreth 15 mikrogramë nikotinë. Patatet e gjelbra përmbajnë një përqendrim më të lartë të nikotinës, por duke qenë se nuk janë të pjekura, nuk janë më të mirat për konsumim.
Lulelakra
Lulelakra nuk është shpesh në listën e llojeve të preferuara të perimeve, por në fakt përmban edhe sasi të ulëta të nikotinës – rreth 16.8 mikrogramë nikotinë.
Specat e gjelbër
Specat e gjelbër janë shpesh pjesë përbërëse e vakteve të ndryshme dhe shkojnë mirë me makaronat, ushqimet pikante dhe sallatat. Edhe pse është vetëm një sasi e vogël, një spec i gjelbër mund të përmbajë midis 7.7 dhe 9.2 mikrogramë nikotinë.
Domatet
Domatet e papjekura zakonisht përmbajnë një përqendrim më të lartë të nikotinës, por ndërsa piqen përqendrimi tenton të bjerë. Një domate me madhësi mesatare përmban afërsisht 7.1 mikrogramë nikotinë.
Çaji
Çaji është një nga pijet e nxehta më të njohura në botë dhe mund të ndihmojë në frenimin e dëshirave tuaja për nikotinë. Megjithatë, vetëm disa çaje të zier mund të përmbajnë nikotinë. Zakonisht, përqendrimi i nikotinës në çaj varion nga 100 deri në 285 mikrogramë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa