Ushqime të njohura që mund të dëmtojnë veshkat tuaja

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në trupin tuaj. Ato janë përgjegjëse për largimin e mbeturinave përmes urinës, prodhimin e hormoneve dhe largimin e toksinave dhe lëngjeve shtesë në gjakun tuaj.
Kjo është arsyeja pse ju duhet të kujdeseni mirë për veshkat tuaja dhe të përpiqeni t’i mbani ato të shëndetshme. Fatkeqësisht disa ushqime mund t’i dëmtojnë ato dhe të ndikojnë në funksionimin e tyre normal nëse hahen më shumë se ç’duhet, shkruan Telegrafi.
Bright Side bëri një listë të ushqimeve më të njohura që mund të dëmtojnë rëndë veshkat tuaja.
Avokado
Edhe pse avokadot janë të njohura dhe vlerësohen për cilësitë e tyre të ndryshme ushqyese, ngrënia e shumë prej tyre mund të jetë e rrezikshme për veshkat tuaja, veçanërisht nëse tashmë keni një sëmundje të veshkave. Arsyeja është sepse ky frut ka një nivel shumë të lartë të kaliumit.
Mishi
Ngrënia e tepërt e mishit mund të shkaktojë probleme të veshkave sepse proteinat e kafshëve mund të jenë shumë të vështira për t’u tretur, duke e bërë eliminimin e produkteve një barrë për veshkat. Një dietë e pasur me proteina shtazore gjithashtu mund të çojë në zhvillimin e gurëve në veshka . Mishi stimulon prodhimin e acidit urik, i cili është një nga shkaqet e zakonshme të gurëve në veshka.
Kripa
Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë një maksimum prej 2300 mg natrium në ditë (rreth një lugë çaji kripë). Nëse hani shumë kripë, veshkat tuaja duhet të punojnë më shumë në mënyrë që të eliminojnë tepricën e natriumit, kështu që ato mund të fillojnë të mbajnë ujë që mund të çojë në presion të lartë të gjakut.
Bananet
Nëse dyshoni se keni probleme me veshkat, ushqimi i mirë dhe një dietë e duhur janë thelbësore për të qëndruar të shëndetshëm. Dhe kjo nënkupton kufizimin e konsumit të disa ushqimeve si banane, sepse ato kanë një nivel shumë të lartë kaliumi, i cili mund të jetë i dëmshëm për ata që veshkat e tyre nuk funksionojnë siç duhet.
Bulmeti
Edhe pse produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, shumë qumësht, kos dhe djathë mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa të mira. Dhe kjo mund të ndodhë për shkak të sasisë së lartë të fosforit që përmbajnë këto ushqime.
Portokall dhe lëng portokalli
Ndërsa portokalli dhe lëngu i portokallit janë të ulëta në kalori dhe janë të pasura me vitaminë C, ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta kaliumi. Një portokall i mesëm siguron 240 miligram kalium dhe një filxhan lëng portokalli mund të përmbajë rreth 470 miligram. Duke pasur parasysh këto numra, konsumi i portokallit dhe lëngut të portokallit duhet të jetë i kufizuar, veçanërisht kur nuk keni veshka plotësisht funksionale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit